Ancelotti shpreson permiresimin e Chelseat

Trajneri i Chelseat Carlo Ancelotti shpreson ekipi i tij te permiresohet ne Ligen e Kampioneve pas fitores se zorshme 2-1 ne shtepi ndaj ekipit sllovak Zilina.
Blute e pane veten ne disavantazh pas 19 minutash kur Bello Babatounde shenoi per Zilina por ata luftuan per tu rikthyer permes Daniel Sturridge dhe Florent Malouda ne pjesen e dyte.
Ishte nje ndeshje e veshtire pasi nuk e filluam mire ishin 1-0 ne disavantazh. Por patem nje reagim te mire ne pjesen e dyte me me shume intensitet dhe loje te mire dhe shume mundesi shenimi. Pjesa e dyte ishte shume e mire. Por nese luajme si luajtem ne pjesen e pare eshte e pamundshme ta fitojme Ligen e Kampioneve. Nese luajme si ne pjesen e dyte do te kemi shans ka thene Ancelotti .