Ancelotti telefonon Pirlon

Carlo Ancelotti nuk ka hequr dorë nga blerja e Andrea Pirlos. Sipas mediave italiane, Ancelotti e ka telefonuar mbrëmë yllin e Juventusit për ta afruar atë te Reali.
Trajneri italian i ka bërë të qartë edhe Realit se e dëshiron Pirlon në skuadër. Ancelotti thuhet ti ketë garantuar Pirlos vend në skuadrën e parë te Reali./Indeksonline/