E Diel, 1 Nëntor 2026

Andersen: “Hyka duhet të japë më shumë”Sipas rhein-zeitung.de, Hyka shfaqi shumë herë potencialin e tij, para së gjithash, me ritmin e treguar në krahun e majtë, ku dha disa krosime të mira. “Bëri gjëra të bukura, por Hyka duhet të tregojë akom

Një javë përpara përballjes së Maincit me Frajburgut (skuadër po e Bundesligës 2) në Kupën e Gjermanisë, gazeta “Rhein-Zeitung” shkruan se trajneri Jorg Andersen dëshironte para së gjithash në miqësoren e fituar 1-0 kundër SV Valdhof Mannheim  të testonte Bo Svensonin, Çadli Amrin dhe Jahmir Hykën ( luajti në formacionin e pjesës së parë).

Sipas rhein-zeitung.de, Hyka shfaqi shumë herë potencialin e tij, para së gjithash, me ritmin e treguar në krahun e majtë, ku dha disa krosime të mira. “Bëri gjëra të bukura, por Hyka duhet të tregojë akoma më shumë”, - citohet Andersen nga “Rhein-Zeitung”.

Gazeta “Allgemeine Zeitung” bëri një “skaner” të plotë gjithë lojtarëve të Maincit, të ndarë sipas reparteve. Për mesfushorin shqiptar Jahmir Hyka vlerësimi ishte ky: “Shqiptari ishte gjatë fazës përgatitore i motivuar nga ndjenja se e meritonte një vend ne mesfushë. Por, shpesh 20-vjeçari gjatë përgatitores në Spanjë dha pasa të gabuara. Hyka çalon ende, para së gjithash në dyluftime”.

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›