E Diel, 1 Nëntor 2026

Sebino Plaku, zyrtarisht i Dinamos23-vjecari Plaku ka luajtur vetëm një ndeshje me skuadrën norvegjeze në sezonin 2008. Karriera e Sebino Plakut përfshin Partizanin (10 ndeshje), Besëlidhjen (4 ndeshje), Laçin (5 ndeshje), Apoloninë (26 ndeshje

Sebino Plaku është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Lajmi u konfirmua per gazeten sportive shqiptare "Metropol Sport"  si nga klubi blu ashtu dhe nga menaxheri i sulmuesit, Gëzim Mançe. Presidenti Besnik Sulaj pagoi shumën e kërkuar nga skuadra norvegjeze HamKam.
 
23-vjecari Plaku ka luajtur vetëm një ndeshje me skuadrën norvegjeze në sezonin 2008. Karriera e Sebino Plakut përfshin Partizanin (10 ndeshje), Besëlidhjen (4 ndeshje), Laçin (5 ndeshje), Apoloninë (26 ndeshje, 15 gola) dhe së fundi Dinamon (32 ndeshje, 16 gola).

Plaku është shënuesi më i mirë sezonal i Dinamos (8 gola) në 17 javët e para të Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. Pas tij renditen Artion Poçi (3), Fatjon Sefa (2), Pape Diop (2), Frane Petricevic (1), Pllumb Jusufi (1), Nertil Ferraj (1).

Plaku do të bashkohet me skuadrën në Antalia të Turqisë, atje ku Dinamo po zhvillon edhe fazën përgatitore. Dinamo do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ukrainasit e Cernemorets të Odesës.

Dinamo barazoi 1-1 në miqësoren e parë me Taraz, skuadër e Kategorisë së Parë nga Kazakistani dhe që synon ngjitjen në Premier Ligë. Golin për Dinamon e shënoi argjentinasi Ruben Oscar Ceco. Ky ishte goli i tij i parë me fanellën blu. Për Dinamon edhe Elis Bakaj bëri debutimin e tij të parë me 17-herë kampionët.

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›