Torres: Mund të largohem nga Liverpool

www.goal24.net - Fernando Torres pranoi se ai do të mendonte për të ardhmen e tij te Liverpool nëse klubi nuk do të blejë lojtarët e duhur për tu shndërruar në një pretendent të qartë për të fituar Premier League.
Liverpool aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë, një pikë pas Tottenham dhe Manchester City, por duke luajtur më shumë ndeshje se sa rivalët e tij kryesorë për katërshen e “djepit” të Champions League.
Pasi kanë dështuar në dyja kompeticionet e kupave shtëpiake dhe humbur ndeshjen e parë në 1/16-tat e Europa League kundër Lille, sezoni aktual është për tu harruar plotësisht nga “Reds”-at.
I pyetur nga gazeta spanjolle “As”, nëse ai planifikonte të largohej nga Liverpoolm, nëse do të dështonte të kualifikohej për Champions League, Torres tha: “Është shpejt të flasësh, por ndershmërisht unë mendoj se ne do të kapim vendin e katërt. Për mua kualifikimi për Champions League nuk është dhe aq i rëndësishëm. Gjëja më e rëndësishme është që klubi të bëjë përpjekje të mëdha dhe të sjellë lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të përmirësojnë cilësinë e skaudrës.
“Ne kemi nevojë për pesë top-lojtarë që të jenë konkurrues. Pa përforcime vitin e ardhshëm në do të luftojmë sërish për të kapur vendin e katërt. Unë dua të luftoj vitin e ardhshëm për të fituar Premier League, të fitoj Champions League ose Europa League, por për këto ne duhet të nënshkruajmë me ata lojtarë”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 13 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili