Andi Lila: Për Kombëtaren luaj kudo
Nga ANDI TANKU
Mbrojtësi kavajas që aktivizohet me Pas Janinën në kampionatin grek luajti dje në jo në pozicionin e tij të zakonshëm atë në të djathit të mbrojtjes, por u zhvendos në të krahun tjetër në mungesë të Vangjelit. Pas takimit ai për paraqitjen e ekipit ndaj Moldavisë u shpreh: Ishte një ndeshje e luftuar fortë nga të dyja ekipet. Mendoj se duhet ta kishim fituar këtë sfidë. Nëse do të kishim shënuar që në fillim në rastet që na u paraqitën takimi do të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Megjithatë ishte një miqësore që na shërben shumë për të ardhmen dhe besoj se tani që fillojnë kampionatet e vendeve ku ne aktivizohemi do të arrijmë edhe formën optimale. Jam i bindur se deri në fillimin e eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014 do të kemi arritur një përgatitje më të lartë fizike se sot. Ndërsa për sa i përket rolit në të cilin luajta sot(dje), nuk mund të them asgjë tjetër veçse Lila do të kontribuojë në ekipin kombëtar sa herë ti kërkohet dhe nuk ka rëndësi krahu apo pozicioni ku do të aktivizohem, pasi për këtë skuadër luaj kudo, në çdo rol, është shprehur kështu mbrojtësi kuqezi Andi Lila, mbrëmë pas ndeshjes.
