Salihi: Kjo skuadër po ndërtohet, shihemi pas tre javësh
Sulmuesi më potent i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi, edhe pse për shumë minuta nuk luajti në rolin e tij të zakoshëm, duke qenë disi më i tërhequr në mesfushë, e justifikon mungesën e golit apo ritmin e ulët të ndeshjes me periudhën në të cilën kalojnë të gjithë lojtarët, duke qenë se gushti është kulmi i përgatitjeve, por edhe me faktin se kjo skuadër është në rindërtim e sipër dhe sipas shkodranit është normale që të ketë të tilla defiçite, qoftë edhe përballë një kundërshtari të tillë. Ne e kishim studiuar kundërshtarin për dy ditë me radhë dhe e dinim se nuk do ta kishim të lehtë. Skuadra jonë është në ndërtim e skuadër kështu që këto lloj dobësish janë mëse normale, ndërkohë që kjo ishte një ndeshje testuese. Të gjithë faktorët që çuan në zhvillimin e një ndeshje të tillë, jo të mirë, aq më tepër që nuk u fitua, nuk mund të përmblidhet me një fjalë, pra janë disa arsye. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se është periudhë gushti dhe lojtarët janë të ngarkuar shumë fizikisht, por të jeni të bindur se pas tre javësh, po ky kontingjent lojtarësh do të jetë në formë shumë herë më të mirë se sa sonte (mbrëmë), pse jo, do ti nisim me fitore fazën eliminatore të botërorit Brazil 2014, ka thënë Hamdi Salihi, duke mos u ndalur shumë tek fakti që luajti 45 minuta si gjysmë-sulmues, jo roli i tij natyral, por për të nuk përbën asnjë problem, përderisa arrin ti realizojë me sukses ato dhe në 100 % të mundësive.
