Arbër Abilaliaj pranë Flamurtarit

Sulmuesi Arbër Abilaliaj (24 vjeç, 6 gola sezonin e kaluar me Tiranën) mund të transferohet te Flamurtari edicionin e ardhshëm.
Vlonjati Ablialiaj, në fakt është një prodhim i shkollës sportive kuqezi, pavarësisht se shumicën e kohës e ka shpenzuar me Partizanin, Besën dhe Tiranën.
Mësohet sulmuesi (185 cm) ka qenë në kontakt të shpeshtë me drejtuesit e Flamurtarit, duke rënë parimisht dakord për rikthimin e tij pas një mungese 6-vjeçare, nga sezoni 2003-2004.
Së fundi, është folur edhe për një rikthim të sulmuesit më të mirë të kampionatit të kaluar, Daniel Xhafajt, pavarësisht se vlonjati ka nënshkruar një paramarrëveshje me Shkumbinin.
Mesfushori i njohur Bledar Devolli tashmë është pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm 2010-2011.
Gjirokastriti 32-vjeçar (2 gola sezonin e kaluar me Tiranën), numëron një numër të madh skuadrash, përfshirë Luftëtarin, Vllazninë, Bylisin, Elbasanin, Skënderbeun, Lushnjën, Teutën, Partizanin, Tiranën e tani dhe me Flamurtarin, skuadra e dhjetë në karrierën e tij.
Te Flamurtari ende nuk ka nënshkruar sulmuesi Migen Memelli, në kërkim të një aventure jashtë, ndërkohë që mbrojtësi Elton Grami do të provohet në Qipro.
Klubi vlonjat, 1 herë kampion i Shqipërisë (1990-1991) dhe 3 herë fitues Kupës së Shqipërisë (1988, 1985, 2009), konfirmoi për edicionin e ardhshëm Artan Sakajn, Gerhard Prognin dhe Njazi Lenën.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili