Andi Lila, ofertë nga Hajduku i Splitit

Mbrojtësi Andi Lila mund të luajë sezonin e ardhshëm në Kroaci te Hajduku i Splitit. Kavajasi 24-vjeçar, i cili aktualisht luan te Tirana, ka një të kaluar në Greqi te Iraklisi në Greqi (janar-qershor 2007).
Hajduku, klubi kroat i dytë më i rëndësishëm, drejtohet nga Stanko Poklepoviç, ky i fundit kishte dërguar disa vëzhgues në ndeshje e Ligës së Europës, Tirana-Utreht (1-1), takim ku golin për bardheblutë e shënoi Andi Lila.
Për Lilën interesohet edhe klubi kroat Inter Zapreshiç, ku trajner është ish-tekniku i bardhebluve, Ilija Lonçareviç.
Para dy vitesh, Lila, atëherë në radhët e Besës, refuzoi një ofertë disa milionëshe nga Ukraina.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 27 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili