Stiv Frashëri largohet nga Arisi

Pas mbrojtësit Kristi Vangjeli, një tjetër lojtar shqiptar nuk është më në planet e Arisit të Selanikut për sezonin e ri me të “verdhët” e Greqisë.
Portieri 20-vjeçar, Stiv Frashëri ( i rritur te Skënderbeu), zgjidhi në mirëkuptim të plotë kontratën me Arisin.
Lajmi u dha përmes një komunikate të klubit grek, që thekson se “Frashëri, i cili është në ekip nga sezoni 2008-2009. nuk ka qenë i aftë të tregojë se vlen për klubin”.
Me një gjuhë diplomatike, drejtuesit e Arisit e falënderojnë për atë që ka bërë për ekipin deri tani dhe i urojnë lojtarit suksese në karrierën e tij.
Gjithsesi, faqja greke Contra.gr, thekson se pavarësisht se portieri i ri i kishte bërë një përshtypje të mirë trajnerit argjentinas të Arisit, Hektor Kuper, ai nuk do te jetë pjesë e “roster”-it të skuadrës selanikase.
Frashëri është lojtari i Kombëtares U-21 të Shqipërisë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 27 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili