Kapelo konfirmohet deri për Europianin
Anglia
Fabio Kapelo qëndron në pankinën e Anglisë. E ka komunikuar Federata Angleze në faqen e saj zyrtare, duke u dhënë fund kështu spekulimeve rreth sherreve të mundshme gjatë fazës përgatitore të anglezëve. Vendimi për të konfirmuar Kapelon u mor me unanimitet, pas një takimi mes 4 këshilltarëve të federatës (Sër Dejv Riçards, Aleks Horne, Sër Trevor Bruking e Adrian Bevington) që, pasi analizuan gabimet e bëra gjatë ndeshjeve në Afrikën e Jugut, gjithsesi kanë theksuar se zgjedhja e bërë dy vite më parë për t’i besuar trajnerit italian Anglinë, ka qenë më e mira. “Do të jemi më të fortë në Europian”, tha dje Sër Dejv Riçards.
#