E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa e Italisë, në "San Siro" më 21 gusht

Lajmi u konfirmua nga federata italiane e futbollit, e cila saktësoi se përballja do të zhvillohet të shtunën më 21 gusht. Kjo është e 11-ta herë në 23 edicione të historisë së vet, që trofeu i Superkupës së Italisë diskutohet në “San Siro”. Vitin e kaluar u zhvillua në Pekin, ku Lacio mundi Interin 2-1.

Sipas rregullores, finalja e Superkupës zhvillohet në stadiumin e ekipit fitues të kampionatit. Kjo është e katërta herë që zikaltrit dhe verdhekuqtë diskutojnë këtë trofe: në tre përballjet e mëparshme (të luajtura të gjitha në ‘San Siro’) Interi ka fituar dy herë (2006 dhe 2008), kurse Roma ka triumfuar në 2007-ën me një gol të Daniele De Rosit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›