Super Gjermania "shpërfytyron" Argjentinën e Maradonës
Ish-“djaloshi i artë” ka marrë një leksion futbolli sot nga Joakim Lëv. Mësim i mirë për 50-vjeçarin, për të bërë të kuptojë se futbolli luhet në fushë e jo në media. Ka qenë një super skuadër e hedhur në fushë nga tekniku gjerman, e kujdesshme në mbrojtje dhe “vrasëse” në sulm.
Plot katër gola në portën e Serxho Romeros, i cili deri para kësaj sfide kishte pësuar vetëm dy të tillë. Furia gjermane gjen avantazhin që në minutën e tretë me Tomas Mylerin (i katërti gol për sulmuesin e Bajernit). Por spektakli i vërtetë ishte rezervuar për në 45 minutat e dyta, ku Klose realizon edhe dy herë të tjera në minutat 68’ dhe 89’. Më parë kishte shënuar mbrojtësi fridrih në të 73-tën.
Në këtë mënyrë, Gjermania siguron biletën e gjysmëfinales dhe në mbrëmje pret e qetë kundërshtarin që do të dalë nga përballja mes Paraguajit dhe Spanjës. Kurse Argjentina përgatit valixhet për në Buenos Aires dhe do të duhet të provojë sërish pas katër vitesh për të gjetur suksesin e munguar prej 24 vitesh.