E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niko Peleshi Lidhje organike qender-periferi

Aleanca per te Ardhmen Kandidati i se majtes mbeshtetet tek arritjet e mandatit te pare

Niko Peleshi kerkon mandatin e dyte ne Korce per te cuar perpara projektin qe ka nisur. Nje hap perpara eshte slogani i tij ne kete fushate ku ne qender te vemendjes eshte vene masterplani per qendren e qytetit strehimi dhe urbanizimi i periferise. Ideja e Niko Peleshit per zhvillimin e qytetit konsiston ne lidhjen organike te qendres me periferine duke ndertuar tri parqe te gjelbra ne periferi.

Pika me e nxehte e debatit te sotem politik per Korcen mbetet qendra e qytetit. Si do te zgjidhet problemi i qendres si nje projekt qe ka mbetur i bllokuar prej kohesh

Debati per nje plan urban te rendesishem si masterplani i qendres se qytetit eshte krejt normal. Debatet teknike komentet dhe perfshirja e profesionisteve apo edhe qytetareve ne procesin e hartimit te nje plani e bejne ate me te mire. Kryetari i bashkise ka per detyre te zgjedhe procesin qe garanton kete perfshirje. Vendimet i marrin organet e specializuara si KRRT e KRRTRSH. Ne kemi zgjedhur procesin e hartimit te masterplanit permes nje konkursi nderkombetar ku moren pjese 12 studio nderkombetare te arkitektures dhe ku fituesi u zgjodh nga nje juri nderkombetare. Nje publik i zgjeruar votoi per studion dhe projektidene me te mire ne menyre demokratike vendim qe u perputh me vleresimin profesional te jurise. Gjate realizimit te masterplanit perfundimtar nga studioja gjermane BollesampWillson profesionistet e qytetit jane ftuar dhe kane dhene mendimet e tyre per te. Masterplani eshte konsultuar ne proces me te gjithe qytetaret dhe eshte prezantuar perseri publikisht ne kinemane e qytetit nga autori. Sot qe po flasim masterplani pret opinionin teknik te Shoqates Kombetare te Arkitekteve e cila eshte ftuar nga kryetari i bashkise te perfshihet ne kete proces. Jemi ne nje faze te veshtire por te domosdoshme te kalimit nga ndertimi i paplanifikuar dhe kaotik ne ndertimin e planifikuar me masterplane dhe plane urbane profesionale.

Sot jam i bindur qe kemi zgjedhur procesin e duhur. Ne qofte se nuk do te kishte qene ky proces i hapur nuk do te degjoheshin kaq shume mendime debate e diskutime per plane qe sot jane ne leter dhe publike pikerisht per tu komentuar por do te kishim monstra urbane te bera fakt mbi lulishte apo hapesira publike sic ka ndodhur me pare.

Ndersa debatet politiko-elektorale per masterplanin te cileve ne menyre krejt te kuptueshme u shtohen edhe ata qe kerkojne mjegull dhe jo plane transparente do te marrin pergjigje politike ne zgjedhjet e ardhshme. Planifikimi urban kryhet mbi bazen e ligjit dhe jo te partive.

fare do te behet per harmonizimin e ndertimeve te vjetra dhe te reja ne qytet A eshte cenuar Korca tradicionale nga ndertimet e reja

Nje nga termat e references se masterplanit te qendres se qytetit por edhe planit te ri rregullues qe eshte ne perfundim eshte ruajtja e vlerave tradicionale te arkitektures dhe urbanistikes. Asnje monument kulture nuk preket nga keto plane. Ne 4 vitet e mandatit tim ne qender te qytetit nuk kemi dhene asnje leje ndertimi sepse kemi vendosur qe tu japim fund nderhyrjeve te paplanifikuara profesionalisht. Ne kemi hartuar nje rregullore te vecante me kritere te detyruara per tu zbatuar per ndertimet e reja ne ansamblin urbanistik arkitektonik tradicional te qytetit. Kjo eshte arsyeja se pse ndertimet e reja ne qytet nuk kane demtuar traditen. Ne Pazarin e Vjeter te qytetit nuk eshte lejuar asnje ndertim i ri duke e konservuar pazarin si nje qender historike-monumentale te qytetit. Se shpejti fillon restaurimi i Pazarit te Vjeter me nje financim nga Delegacioni Europian prej 1 milion eurosh.

Nga ana tjeter Korca ka nevoje edhe per frymemarrjen e vet. Brezi i sotem i krijuesve projektuesve dhe intelektualeve duhet te lere gjurmen e vet ne arkitekturen por edhe kulturen e Korces. Ne nuk mund te pranojme shterpesine dhe dekadencen intelektuale. Perkundrazi vlerat moderne jane duke u bere pjese e sistemit te vlerave te shoqerise sone per te cilen bashkia ka rolin e vet te rendesishem per te luajtur. Ne inventarin e monumenteve te kultures Korca sot ka objekte te cilat ne kohen qe jane ndertuar kane qene moderne. Misioni yne eshte ruajtja dhe percimi i tradites por edhe hapja ndaj te rese modernes. Harmonia ndermjet te vjetres dhe te rese nuk eshte nje mision i pamundur. Mjafton te adaptojme sic duhet praktikat me te mira te vendeve te tjera. Duke qene disi te vonuar ne te gjitha aspektet e zhvillimit urban kemi shansin te mesojme nga gabimet e te tjereve.

Si do te zgjidhen problemet e strehimit ne Korce

Per ne strehimi konsiderohet nje plage qe behet shkak per shume probleme te tjera sociale te shoqerise sone. Gjate ketyre kater viteve nga programet sociale te strehimit kane perfituar 150 familje dhe jane ne proces edhe 140 te tjera. Per here te pare Bashkia e Korces ndertoi 96 apartamente banimi me qira sociale te perballueshme per tu paguar edhe nga familjet me te ardhura shume te pakta. Ne te ardhmen e afert kemi gati nje projekt te partneritetit publiko privat te mbeshtetur nga USAID i cili do te mundesoje rreth 100 apartamente te tjera per te pastrehet. PNUD pritet te filloje nje projekt social i cili parashikon mundesimin e banesave sociale kryesisht per komunitetin rom dhe egjiptian. Per keto komunitete bashkia ka parashikuar trajtim me perparesi duke u dhene pike ekstra ne vleresimin e komisionit te strehimit. Ne kuadrin e programit tone te ri Familjet e reja kemi hartuar incentiva dhe bonuse edhe per strehimin e kesaj kategorie shume te rendesishme sociale. Te gjitha keto si edhe bashkepunimi me entin e banesave dhe programet kombetare te strehimit do te zbusin ndjeshem problemin e strehimit ne qytet.

fare do te behet per urbanizimin e periferise

Urbanizimi i zonave periferike eshte duke u kryer me shpejtesi. Keto lagje te lena ne harrese per 20 apo 30 vjet sot kane ndryshuar teresisht pamjen. Kemi punuar me intensitet per rikonstruksionin e kanalizimeve ndertimin e rrugeve lulishteve kendeve te lojerave e ndricimit publik ne keto zona dhe kemi rifituar kohen e humbur te 20 viteve. Kemi shtruar mbi 85000 m2 asfalt dhe mbi 75000 m2 lulishte te reja. Ne shume lagje te qytetit banoret buzeqeshin me shume dhe psheretijne me pak. Ajo cka dukej e pamundur per vite me radhe eshte duke u bere nje realitet. Padyshim qe ka ende probleme. Ka ende rruge te pashtruara lulishte te pandertuara dhe kende lojerash qe mungojne.

Mbi te gjitha zonat informale ne periferi vuajne ende nga probleme te kanalizimeve dhe urbanizimit. Vonesat ne procesin e legalizimit na kane penguar te fillojme urbanizimin e ketyre zonave pasi ligji nuk na lejon te hartojme plane urbane pa perfunduar ky proces. Duket shume ironike sot kur perfaqesues te qeverise vizitojne keto zona me rastin e fushates dhe bejne me faj bashkine per mosurbanizimin dhe mungesen e investimeve. Gjithsesi ne kemi ndertuar tashme nje partneritet te qendrueshem me qeverine gjermane dhe banken gjermane KfW per rikonstruksionin e plote te rrjetit te kanalizimeve ne te gjithe qytetin dhe rikonstruksionin e te gjitha rrugeve qe preken nga ky projekt. Institucione te tjera financiare si Banka Europiane e Investimeve huamarrja vendore si edhe programi IPA i Bashkimit Europian jane alternativa financimi qe do te perdoren me sukses per te realizuar ne mandatin e ardhshem rikonstruksionin e te gjitha rrugeve dhe siperfaqeve te gjelbra ne qytet. Miradministrimi i taksave modeste te qytetareve projektet e qarta dhe profesionale shfrytezimi i te gjitha instrumenteve te financimit pa qene i varur nga bujaria e qeverise e cila ka munguar pothuajse totalisht ne keto vitet e fundit per Bashkine e Korces garantojne se ky premtim do te behet realitet se shpejti. Kemi rikonstruktuar pjesen me te madhe te rrugeve dhe hapesirave publike. Pjesa e mbetur eshte me pak se ajo qe kemi realizuar ne keto vite. Ne periferi te qytetit kemi planifikuar ndertimin e 3 parqeve te medha te cilat do ti sherbejne te gjithe qytetit por vecanerisht zonave periferike. Keto zona edhe per shkak te ketyre parqeve nuk do te jene me zona te dores se dyte por do te jene te lidhura organikisht me qytetin.

Fusha ekzistuese e mbetjeve urbane qe ndodhet sot shume prane lagjes 6 te qytetit do te kthehet ne nje siperfaqe te gjelberuar fale projektit prej 20 milione eurosh per menaxhimin e mbetjeve urbane qe po zbatohet me mbeshtetjen e bankes gjermane KfW. Parku i Shetros dhe parku ne hyrje te qytetit ne nje pjese te zones ku ndodhej ish-uzina e instrumenteve do te jene frymemarrja e re per periferine e qytetit.

Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin rival

Me kandidatin tjeter me afron miqesia ime 30-vjecare e cila ne planin njerezor me ben te ndiej keqardhje kur shikoj se nuk paska mjaftuar as per te pasur nje fushate qytetare pa fyerje dhe shpifje. Shpresoj qe rezultati i 8 majit do ta beje te kuptoje se karriera duhet te ndertohet pa shkelur mbi gjithcka dhe mbi kedo sepse vjen nje kohe kur me shume sesa per lavdine ke nevoje per njerezit.

Me te me dallon sensi im i bashkepunimit me kedo ne interes te qytetit dhe qasja ime per te konkurruar nepermjet puneve te kryera e projekteve dhe jo nepermjet bllokimit dhe pengimit te punes se tjetrit pa perfillur interesat e qytetareve qe demtohen.

Fatos Baxhaku Juliana Dhimitri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›