E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Rusia drejt rimëkëmbjes ekonomike

Presidenti rus, Dimitri Medvedev theksoi sot se shenjat e para të rimëkëmbjes ekonomike janë ndjerë në Rusi, duke e gjykuar si të parakohshme të flitej për një dinamikë pozitive dhe të qëndrueshme.
"Sipas Ministrisë për Zhvillim Ekonomik janë vërejtur disa shenja të përfundimit të rënies së përgjithshme ekonomike dhe kemi shumë shpresa për këtë", theksoi presidenti. "Por nuk janë veçse shenja të një përmirësimi shumë të përgjithshëm dhe nuk është e mundur të flasim për një dinamikë pozitive dhe të qëndrueshme, aq më tepër që këto shenja nuk janë atje ku ne dëshirojmë'', nënvizoi ai. Medvedev theksoi gjithashtu se Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte rritur me 7,5 për qind tremujorin e dytë të 2009 në raport me tremujorin e mëparshëm. "Një ndryshim i tillë i situatës është bërë i mundur në sajë të stabilizimit të ekonomisë botërore dhe sigurisht në sajë të masave të marra nga qeveria jonë kundër krizës", theksoi ai.
Rusia është prekur për një kohë të gjatë nga kriza ekonomike dhe financiare botërore, në mënyrë të veçantë për shkak të rënies së kursit botëror të hidrokarbureve që përbëjnë 60 për qind të të ardhurave nga eksporti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›