Avioni i devijuar në Meksikë/ Lirohen pasagjerët, arrestohen rrëmbyesit
Ka përfunduar pa gjarkderdhje sekuestrimi i një avioni në Meksikë. Pengjet janë liruar, ndërkohë që piratët ajrorë janë arrestuar. Shtatë persona, me kombësi boliviane kishin devijuar një avion më 104 persona në bord duke kërcënuar ekuipazhin me një bombë dhe duke kërkuar të flisnin me presidentin meksikan, Felipe Kalderon. Rrëmbyesit, që në momentin e parë kërcënonin se do hidhnin në erë avionin 576 me një bombë më vonë kanë liruar pasagjerët duke i hipur në një autobus të aeroportit. Më pas, të shtat♪7 pengmarrësit janë arrestuar.