E Diel, 1 Nëntor 2026

Rez Final Shqipëri - Danimarkë, 1-1Topin e parë e luajtën danezët në ndeshjen e dytë midis dy skuadrave

Publikoje ne:

Topin e parë e luajtën danezët në ndeshjen e dytë midis dy skuadrave dhe të parafundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Në minutën e 6-të, Salihi gjuajti nga distanca, por pa problem për portierin danez Sorensen, i cili luan në Angli me Stok Siti, skuadra që mundi 1-0 Sandërlendin e Lorik Canës.

Në tridhjetë minutat e para, Shqipëria u shfaq me potente, madje në minutën e 30-të, Skela lëshoi një top brenda zonës daneze, por Salihi i bllokuar edhe dalja e portierit kundërshtar nuk mundi të shënojë. Sidoqoftë emocionet nxitën tifozët: Shqipëri etnike, Shqipëri etnike.

Përgjithësisht lojë e vakët, por me një Shqipëri shumë të mirë të vendosur në gjysmëfishën e saj, duke nxjerrë me lehtësi jashtë loje cdo iniciativë të djemve të Morten Olsenit.

Në minutën e 38-të, Elvin Beqiri bllokoi një top ajror të danezëve në afërsi të zonës sonë, kombinoi me Bogdanin, ky i fundit e coi te Agolli, por mesfushori i majtë nuk harkoi mirë.

Në minutën e 39-të Niklas Bendtner, sulmuesi 21-vjecar i Arsenalit shënoi me kokë, duke na ndëshkuar ndoshta në momentin tonë më të mirë. Shqiperi-Danimarke 0-1.

Një gabim në rreshtim i mbrojtjes sonë, por dhe një dalje jo e studiuar e portierit Ujkani, që nuk mundi të shmangë golin e parë zyrtar të pësuar, pikërisht në ndeshjen e tij të tretë me përfaqësuesen. Shqipëria ende nuk ka një portier, që të zëvendësojë denjësisht Arjan Beqaj, të dëmtuar.

PJESA E DYTE
Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Shqipërinë, Jahmir Hyka hyri në lojë në vend të Elvin Beqirit. Në minutën e 52-të erdhi edhe goli i barazimit për Shqipërinë, pas një këmbëngulje në zonë të Hamdi Salihit, topi i gjuajtur nga shkodrani nuk u zotërua dot nga portieri Sorensen dhe Bogdani i ndodhur aty pranë shënoi golin e barazimit dhe të 12-in personal, duke u barazuar me Skelën.Shqipëria shënon në katër ndeshjet e fundit, ndërkohë që për Bogdanin ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit.

Autogoli shpëton Suedinë

Suedia mori një fitore të vuajtur 1-0 në Maltë, madje të dhuruar nga “piratët” e Mesdheut, pasi ishte Azopardi që shënoi autogol në portën e tij në minutën e 81-të. Me këtë trepikësh të artë, Suedia e Zlatan Ibrahimovicit u ngjit në kuotën e 15 pikëve.

Bollano
Është bërë zakon që në cdo ndeshje të Kombëtares të shahet në kor kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Në tribunën VIP të stadiumit Qemal Stafa ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili i dëgjoi me “kënaqësi” të sharat.

Fair Play

Në fillim të takimit, kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela, mbajti një fjalë të shkurtër, ku bëri thirrje për fair-play, me rastin e përvjetorit të promovimit të tij ndërkombëtar. Gjest që u përshendet si nga lojtarët danezë ashtu dhe nga publiku.

Himni
Tenori Kastriot Tusha këndoi bashkë me lojtarët dhe i shoqëruar nga tifozët himnin kombëtar të Shqipërisë. Himni danez është i incizuar, por i shoqëruar nga rreth 200 tifozë nga Danimarka të vendosur në tribunën D3.

E Merkure, 09 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›