E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andriko Gurma mahnit specialistët në “Milan Junior Day”

Një talent shqiptar i dalë nga “Milan Junior Camp Tirana” mahnit specialistët në “Milan Junior Day” (MJC). Andriko Gurma, idhulli i të cilit është Andrea Pirlo, shënoi golin që çoi skuadrën “shumëkombëshe” të tij në finale, e më pas magjinë e tij i dha asaj edhe trofeun e “Milan Junior Day”.

Një tjëtër kujtim i bukur i “binjakëzimit” të futbollit shqiptar me atë italian,pas pjesëmarrjes së Milanit në trofeun e parë ndërkombëtar “Taçi Oil Albania Reads”, i fituar nga Tirana (2-1).

Pesë fëmijët më të talentuar të kampingut shqiptar të Milanit, Andriko Gurma, Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi dhe Alketo Gjipali, të përzgjedhur midis 350 fëmijëve për të marrë në pjesë në shoun e madh të “Milan Junior Day”, të organizuar në Milano nga data 18 e 19 tetor. Një festë tradicionale, që mbyll për këtë vit kampet kuqezi në shumë vende të botës të organizuara si në Tiranë. Në “MJC” morën pjesë më shumë se 300 femijë e të rinj të ardhur nga rreth 30 vende të ndryshme të botës ku u zhvillua “MJC 2008”.

Gjithë fundjava ishte e mbushur me shumë futboll dhe me ngjyrat kuqezi të skuadrës së madhe te Milanit. Nga Shqipëria për herë të parë morën pjesë fëmijët fitues Andriko Gurma, Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi dhe Alketo Gjipali, të cilët shfaqën cilësi të shkëlqyera në lojë dhe talent të spikatur dhe ku u vlerësuan nga trajnerët e Milanit për aftesitë e tyre.

Flamuri shqiptar për herë të parë u ngrit në krah të 30 vendeve, ndërsa fituese u shpall skuadra ku luajtëen përfaqësuesit shqiptar, ndërkohe që Andriko Gurma shënoi golin që e shpalli skuadrën pjesëmarrëse në finale dhe më pas dhe golin e fitores që i shpalli kampion të “MJC”.

“Vlerësojmë përfundimin me sukses dhe paraqitjen e jashtëzakonshme të të rinjve shqiptarë, do të vazhdojmë ta realizojmë këtë projekt pasi besojmë në talentet që ka Shqipëria. Do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë”, - bëri të ditur përmes një deklarate Zyra e Komunikimeve me Shtypin pranë kompanisë lider të karburanteve në Shqipëri “Taçi Oil International”.

Sarandioti i vogel Andriko Gurma, i cili shënoi dhe golin e “artë” u përzgjodh nga stafi teknik prej 13 trajnerësh italianë si lojtari më i mirë i “Milan Camp Junior Tirana”, duke “pronësuar” edhe bluzën origjinale me numër të firmosur nga vetë kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini.

“Milan Junior Camp Tirana” për herë të parë në Shqipëri (30 qershor-4 korrik) u mundësua nga kompania “Taçi Oil International” e cila ka nënshkruar një kontrate 3-vjeçare me ekipin e Milanit për organizimin e turneut në Shqipëri.

Presidenti i "Taçi Oli International", Rezart Taçi, me Marko Skembrin (djathtas) dhe dy nga pese femijet e perzgjedhur: Dean Lici (majtas) dhe Andriko Gurma (djathtas)

“Është një emocion i madh, teksa sheh këta fëmijë që mbajnë veshur fanellën e një prej skuadrave më të mëdha e prestigjioze në futboll, siç është Milani. Personalisht, të jesh promotori i këtij aktiviteti dhe i të ardhmes së pesë fëmijëve çdo vit, është një kënaqësi e madhe”, - tha në përfundim të kampingut të parë. Rezart Taçi, presidenti i kompanisë “Taçi Oil International”, sponsorit zyrtar të aktivitetit.

Gjatë vitit 2009 do të organizohet përsëri Milan Junior Camp Tirana, ku të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre nën kujdesin e trajnerëve të Milanit.

Ishte pikëerisht “Taci Oil International” që arriti të realizonte dhe ardhjen për herë të parë në Shqipëri të yjeve të Milanit me rastin e trofeut "Taçi Oil Albania Reads", ku morën pjesë Ronaldinjo, Shevçenko, Maldini, Inzagi, Sedorf

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›