Igli Tare bën “doktorin”: Lacio, jo e sëmurë
Qetësia në shtëpinë e Lacios është prishur shumë. Pas humbjes me Bolonjës (3-1) në Serinë A nuk janë të paktë zërat “kërcënues” ndaj klubin bardhekaltër. Por, për t’u përgjigjur kritikave e akuzave ndaj shoqërisë italiane mendon një shqiptar: Igli Tare, i cili pak muaj më parë bënte sulmuesin e sot luan rolin e drejtuesit në klubin kryeqytetas.
“Grupi është kompakt. Në eksperiencën time të gjatë si lojtar me kanë ndodhur shumë situata të ngjashme. Mua më pëlqen kur në skuadër ndodhen lojtarë me karakter të fortë. Nuk shikoj asgjë të çuditshme dhe nuk mendoj se është e nevojshme të bëj tani asnjë lloj tipi të procesit”, - tha Tare i intervistuar nga radioja italiane “Incontro”.
Shqiptari foli edhe për blerjet e merkatos verore të Lacios, dy argjentinasit Karrizo e Zarate, “Unë mund të them se Karrizo është një portier me cilësi të mëdha e me personalitet. Nuk duhet ta vendosim nën presion, pasi pas një farë kohe jam i sigurt se do të dalë nga kjo situatë dhe do të jetë e ardhmja e Lacios. Zarate? Është ende i ri dhe i duhet akoma eksperiencë, si në ditët e mira ashtu dhe në ato të këqija. E njëjta gjë vlen edhe për Karrizon. Midis punës e dëshirës që ai ka jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë”.
Ndeshja me Bolonjën është arkivuar dhe përballë Lacios vjen një kundërshtar i frikshëm si Napoli. “Tani është e nevojshme të reflektojmë dhe të rinisemi menjëherë, qysh të dielën kundër Napolit. Kanë lojtarë shumë të mirë e të rinj si Hamsik e Laveci që janë rrënues. Është një skuadër me shëndet të mirë, por mendoj se i kemi të gjitha mjetet për të bërë ndeshjen tonë”, - përfundon ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, tashmë në rolin e zyrtarit të lartë të administratës laciale në Itali.
E Marte, 21 Tetor 2008