E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali mbërrin në Turqi me shumë mungesa

Nga Altin Latifi
Arsenali u ul me vonesë në aeroportin e Stambollit, duke mos patur më kohë për të zhvilluar seancën e zakonshme stërvitore para ndeshjes. Londinezët luajnë sot në mbrëmje ndaj turqve të Fenerbahces me disa mungesa në repartin e mbrojtjes. 

TURQI- Skuadra e Arsenalit mbërriti në Turqi, ku sot pritet të ketë një natë ferri në stadiumin e Fenerbahçes. Turqit nuk po kalojnë një formë të mirë këtë sezon, por në fushën e tyre mbeten një skuadër e frikshme për këdo kundërshtar. Trajneri i Fenerbahçes Luis Aragones deklaroi në konferencën e zakonshme për shtyp se Arsenali është skuadra kryesore e grupit dhe se i trembet shumë kundërsulmit të tij. Për fat të mirë të turqve, skuadra londineze mbërriti me vonesë në aeroportin e Stambollit dhe nuk pati kohë të zhvillonte asnjë seancë stërvitore. Menaxheri Arsen Venger deklaroi para gazetarëve se ka shumë mungesa në mbrojtje për takimin e sotëm. Kapiteni Uilliam Gallas bashkë me Kolo Ture e Bakari Sanja, do të jenë jashtë për këtë takim. “Nuk mund të humbim mbrojtësa të tjerë. Ndaj Fenerbahçes do të kemi në fushë të njëjtën mbrojtje që luajti me Evertonin në fundjavë”, tha ai. Venger deklaroi gjithashtu se Fenerbahçe do të japë gjithçka në këtë takim, pasi nuk mund t’i lejojë më vetes gabime. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›