Anduel Xhindi: Asnjë pistë hetimi për vrasjen e tim eti
TIRANË- Drejtësia nuk ka asnjë pistë hetimi apo emër konkret në lidhje me vrasjen e deputetit të partisë socialiste në Fier Fatmir Xhindi. Kështu ka deklaruar i biri Anduel Xhindi, që vetëm pak ditë më parë u bë pjesë e parlamentit të Shqipërisë, duke zëvëndësuar Ermelinda Meksin.
Anduel Xhindi shpreh edhe rezerva për mënyrën se si u zhvilluan hetimet pas vrasjes. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga vrasja e deputetit të partisë socialiste Fatmir Xhindi, nga organet e drejtësisë ende nuk ka një pistë të mundëshme hetimi për ekzetimin mafioz.
“Kjo është cështje që nuk na përket vetëm neve si familjarë, por është një kontekst akoma më i gjërë, i përket gjithë zonës, e akoma më tej gjithë Shqipërisë, cka vë në dyshim sigurinë e jetës në këtë vend. Kauza ime është e paracaktuar, cka do të thotë se e kam kërkaur dhe do vazhdoj të kërkoj zbardhjen e vrasjes së tim ati dhe vënien para përgjegjësisë së autorit apo autorëve të krimit. Nëse hetimet do të ishin kryer ashtu sic duhet, me intensitiet kjo ngjarje do të ishte zbardhur kohë më parë, ndërkohë që akoma dhe sot ne nuk kemi asnjë pistë, asnjë emër konkret, asnjë të dyshuar”, tha Xhindi për News24.
Duke folur për News24, Anduel Xhindi i biri i ish deputetit, i cili vetëm pak kohë më parë zëvëndësoi Ermelinda Meksin në parlament, shprehet se ai do të jetë një zë i fortë në Kuvendin e Shqipërisë, për kapjen dhe venien para drejtësisë së autorëve të kësaj ngjarje.
Gjithashtu Xhindi shprehet se ai do të jetë një avokat jo vetëm për cështjen e tij, por edhe për ato vrasje të tjera të bujshme, të cilat kanë mbetur ende pa autor. Ndërkohë në lidhje me situatën në këshillin e Qarkut Fier, deputeti i socialistëve shprehet se nuk do lejohet abuzimi me votën e të majtëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)