Kriza në eurozonë, investitorët përballen me rënien e kërkesës
TIRANE - Investitorët e huaj, ashtu si edhe ata shqiptarë po përballen me rënien e konsumit, një problem i konstatuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe që po haset në të gjitha vendet e tjera, për shkak të krizës që ka përfshirë eurozonën.
Por sipas tyre, ka edhe një aspekt të mirë të kësaj situate, që është konsolidimi i bizneseve që do t’iu bëjnë ballë efekteve të krizës.
“Për të bërë biznes duhen dy leva, konsumi ose kërkesa dhe financat. Në këtë moment, konsumi është ulur dhe ka vështirësi në sigurimin e financimeve për kompanitë italiane dhe shqiptare. Është një problem i krizës botërore, e cila ka një aspekt të mirë, pasi do të seleksionojë kompanitë më të mira, Prandaj duhet të mbijetojmë duke gjetur zgjidhjet më efikase”,- ka deklaruar Luigi Triggiani, drejtor i Unioncamere, Puglia.
Gjatë një takimi me përfaqësues të administratës doganore dhe tatimore, përfaqësuesit e kompanive italiane e kanë vlerësuar të favorshme klimën për biznes në Shqipëri, ku fqinjët janë të pranishëm pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)