E Diel, 1 Nëntor 2026

Lihet i lirë Ledio Ruçi

Gjykata e Tiranës la të lirë atë, ndërsa në burg do të mbetet drejtuesi tjetër i mjetit Mini Cooper, shtetasi Edi Lika.

Ata u arrestuan për aksidentin e tre netëve më parë në Rrugën e Elbasanit, ku ka humbur jetën një vajzë 27 vjeçare, Brunilda Pinderi dhe mbeti e plagosur motra e saj.

Sipas ekspertizës të marrë nga vendngjarja, 26-vjeçari Ruci, ka kaluar në kryqëzim kur semafori ishte ndezur në dritën jeshile, duke nxjerr fajtor të aksidentit shtetasin Edi Lika. Sipas Prokurorisë 34-vjeçari Lika ka kaluar në kryqëzim, duke mos e respektuar semaforin dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.  Ruçi e Lika ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po marrin ndihmë mjekësore. /Start/

                                                                                             2011-11-23 14:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›