Samaras, letër FMN, BE, Eurogrup, BQE, pas presioneve për firmën
ATHINE - Kryetari i opozitës konservatore greke, Antonis Samaras iu ka dërguar një letër kreut të Komisionit Evropian, Eurogrupit, BQE dhe FMN, në atmosferën e presionit që po ushtrohet mbi të, për një garanci me shkrim mbi respektimin e angazhimeve.
Në letrën e tij, z. Samaras, shkruan se Demokracia e Re, mbështet kryeministrin Papadhimos dhe objektivat e rregullimit fiskal, por shton se "këto politika duhet të ndryshohen për të siguruar suksesin e programit."
Në letër, Samaras i referohet takimit të tre liderëve politikë me presidentin Papulias, dhe thotë se do të respektojë marrëveshjen e arritur në këtë takim mbi "konkretizimin e vendimeve të samitit të BE të 26 tetorit dhe zbatimin e politikës ekonomike që ndërlidhet me ato vendime".
"Kryeministri i ri është angazhuar të zbatojë këtë program. Demokracia e Re angazhohet të mbështesë kryeministrin e ri", nënvizon Samaras në letrën e tij drejtuar huadhënësve ndërkombëtarë.
Më tej, lideri i opozitës greke thekson përkushtimin e partisë vet ndaj Bashkimit Europian dhe euros dhe shpreh besimin se vendi i tij do të dalë nga kriza.
Letra e zotit Samaras është dërguar në përgjigje të kërkesës ultimative nga Brukseli për një angazhim me shkrim nga kryeministri grek dhe liderët e partive kryesore, si kusht për disbursimin e këstit të gjashtë të kredisë, me vlerë 8 miliardë euro.