Piramida, Kushtetuesja shqyrton padinë e PS-së
TIRANE - Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste për shfuqizimin e ligjit që parashikon prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Partia Socialiste kërkon shpalljen e ligjit si antikushtetues, pasi sipas saj dhunohen kompetencat e pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban, ndërkohë që ligji ka mangësi pasi nuk parashikon faturën financiare të projektit.
Një tjetër argument i sjellë nga socialistët është fakti se Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i është hequr në ligj statusi i saj si monument kulture.
Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një padi të ngjashme të bërë nga ana e Bashkisë së Tiranës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)