E Diel, 1 Nëntor 2026

Andy Burnham bëhet kryeministri i ri i Britanisë, Mbreti Charles i kërkon të formojë qeverinë

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar, pasi u prit në Pallatin Buckingham nga Mbreti Charles, i cili i kërkoi të formojë qeverinë e re.

Takimi mes Burnham dhe Mbretit u zhvillua në mënyrë private, pak pasi Keir Starmer përfundoi procesin e dorëheqjes nga posti i kryeministrit dhe u largua nga Pallati Buckingham.

Në një deklaratë zyrtare, Pallati Buckingham konfirmoi emërimin e Burnham në krye të qeverisë britanike.

“Madhëria e Tij priti në audiencë deputetin e nderuar Andrew Burnham dhe i kërkoi të formojë një administratë të re. Deputeti i nderuar Andrew Burnham pranoi ofertën e Mbretit dhe u emërua Kryeministër dhe First Lord of the Treasury”, thuhet në deklaratën e Pallatit.

Sipas njoftimit, në takim u prit gjithashtu edhe bashkëshortja e tij Marie-France van Heel.

Pas largimit të Starmer nga Downing Street, një grup i madh zyrtarësh dhe figurash të Partisë Laburiste u mblodhën pranë selisë së qeverisë. Mes tyre ishin edhe emra që pritet të kenë role këshilluese në administratën e re.

Ata pritet të presin mbërritjen e Burnham në Downing Street pas ceremonisë në Pallatin Buckingham, në fillimin zyrtar të mandatit të tij si kryeministër.

Pallati përdori formulimin tradicional sipas të cilit Burnham “puthi duart” pas emërimit, por sipas korrespondentëve mbretërorë, në praktikë takimi u zhvillua me një shtrëngim duarsh mes tij dhe Mbretit Charles.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›