Konfindustria: Rritet kërkesa e bizneseve të huaja për investime
TIRANË- Konfindustria vlerëson se kriza globale që ka përfshirë prej vitesh vendet e zhvilluara të BE-së dhe sidomos vendet fqinj si Italia dhe Greqia, përveç problematikës shqetësuese paraqet edhe mundësi të mira përfitimi për ekonomitë në zhvillim sikurse është edhe Shqipëria. Arsyeja është se tashmë po ndeshemi me një shtim të ndjeshëm të gatishmërisë së bizneseve të vendeve te BE-së të kapura nga kriza për të transferuar kapitale jashtë vendit të tyre.
Konfindustria vlerëson se fluksi i interesit dhe kërkesave për të investuar në Shqipëri nga financime të huaja është rritur ndjeshëm nga viti në vit me vazhdimin e krizës globale. Në raportin krahasimor të 5-mujorit të vitit 2013 me periudhën përkatëse të vitit paraardhës të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrise rezulton, se kemi një rritje prej 2-3 herë të kërkesave nga bizneset e huaja për të investuar në Shqipëri.
Shkaqet e interesit në rritje të investimeve të huaja për në Shqipëri janë plotësimi dhe mbyllja e tregjeve të vendeve të BE nga kriza financiare globale, tërheqja nga sistemi fiskal favorizues me taksa të uleta, sistemi konkurues i pagave dhe zmadhimi i tregut të Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, etj, si pasojë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe portuale, si dhe perspektiva e përfshirjes së Shqipërisë në projektet e linjave ndërkombëtare të gazit, energjisë, infrastrukturës, etj.
(d.b/BalkanWeb)