E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anelka uron Drogban

Nicolas Anelka ka thënë se nuk ka diskutuar rreth transferimit në Shanghai Shenhua me Didier Drogban, derisa e ka uruar ish bashkëlojtarin e tij nga Chelsea për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Në vend se t’i bëjë thirrje Drogbas që t’i bashkohet atij në skuadrën kineze, Anelka vendosi ta urojë atë.

“Dua ta uroj Drogban për fitoren në Ligën e Kampionëve. Urimet e mia u shkojnë të gjithëve në Chelsea”, deklaroi Anelka për të përditshmen kineze Shanghai Greatsport. Ndërkohë, Drogba spekulohet me transferim në Shanghai Shenhua.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›