Berbatovit i pëlqen Parisi

Menaxheri i Dimitar Berbatovit ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester Unitedot do të jetë i interesuar për transferim në Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli bullgar pritet të largohet nga Old Trafford pas aktivizimeve të rralla në edicionin e fundit. Atij i pëlqen projekti i klubit të pasur francez, që kishte shprehur interesim për të edhe verën e shkuar.
“Projekti i PSG-së i pëlqen atij sepse ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Po ashtu, asnjë futbollist bullgar nuk ka luajtur në PSG dhe do të ishte mirë që ai të jetë i pari”, deklaroi Emil Danchev për RMC.