E Diel, 1 Nëntor 2026

Anemia pengon zhvillimin e fëmijëve

Autori i Lajmit: red.
Anemia është një ndër çrregullimet më të shpeshta të gjakut, që rezulton nga pakësimi (rënia) e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore, si rezultat i uljes së nivelit të Hb (hemoglobinës) në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Te fëmijët pa gjak shohim një agresivitet të dukshëm, sjellje të dëmshme, paaftësi për të kuptuar siç duhet ato që u thuhen dhe një ndjenjë të theksuar dembelizmi.
Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të trajtohen me vitaminën e hekurit. Ky parandalim është mirë të bëhet që kur fëmija është 4 muajsh. Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj situate, në shtëpi duhet mbajtur patjetër “vitamina hekuri” e cila i jepet fëmijës derisa bëhet 12 muajsh. Ndërkaq, vihet re se disa nëna i mundojnë fëmijët që të pinë qumësht, veprim i cili krijon tek
fëmijët rrugën e urisë dhe më pas sjell aneminë. Në të tilla raste, rekomandohet që, nëse fëmijët
nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi.
Çfarë duhet të kemi parasysh për fëmijët anemikë?
Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t i mbrojtur nga temperaturat e luhatshme. Kur fëmijët lozin, duhet t u ndryshojmë kanatieren e djersitur, menjëherë. Fëmijëve kur u bëjmë banjë, duhet t u thajmë flokët patjetër. Fëmijët nuk duhen lejuar që të lozin në hyrjet e dyerve, sepse janë më të ndjeshëm ndaj rrymave. Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t u jepet ujë me temperaturë normale. Fëmijët, për t i mbrojtur nga anemia, çdo javë duhen ushqyer dy herë me mish. Mishi përmban proteina që zhvillojnë muskujt e fëmijëve dhe ndalojnë aneminë. Këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Gjithashtu, këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20- 25 ditë. Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Teknikat që e sfidojnë stresin
Teknikat që e sfidojnë stresin janë disa, midis tyre, përgatitja shpirtërore për stres. Për ta planifikuar stresin ka tri mënyra: a. Shmangia- Kjo funksionon vetëm nëse ju keni kontroll gjatë ngjarjeve. b. Lehtësimi- Mënyra më e mirë është që ta minimizoni kohën që keni për ta harxhuar në situatën stresuese. c. Bëni prova. Ju mund të jepni prova se si do të veproni në situatën e dhënë. Së dyti, zvogëloni rëndësinë e ngjarjes! Zvogëlimi i rëndësisë së ngjarjes shërben për ta racionalizuar mënyrën e të menduarit për atë se çfarë ndodh. Së treti, zvogëloni pasigurinë tuaj. Mungesa e informacioneve dhe veprimeve për njerëzit e tjerë, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për të performuar. Çelësi i zvogëlimit të stresit është që të gjeni se çfarë do të bëni me qëllim që të jeni të përgatitur në mënyrë adekuate për këtë ngjarje. Duke e ditur që stresi patjetër duhet t ju afektojë edhe juve, ju nuk mund të bëni që stresi të zhduket plotësisht, por nëse ju i parashikoni reagimet, ju do të jeni në pozitë të mirë për t i kontrolluar ndjenjat. Së katërti, njihuni me mendimet negative. Mendimet negative brenda vetes u gërryejnë brenda për brenda dhe mund t ju bëjnë juve, që të besoni se nuk mund të arrini diçka.
Ka pesë fusha të veçanta të mendimeve që duhet t`i kaloni:
Fokusimi në negativitet - Fokusimi tek përvoja negative dhe jo në ato pozitive do t u bëj juve të ndjeheni keq.
Mendimi i tërë ose mendimi për asgjë - Kjo mund të shkaktojë që të keni përceptim për një ngjarje ose reagime të njerëzve, të pabazuara në fakte.
Përgjithësimi i tepërt - Kur ju e bëni këtë, ju shikoni një ngjarje negative të vetme e cila është një model dhe ju gjithmonë në këtë do të bazoheni.
Përfundime të shpejta - Kjo mënyrë e cila është e njohur edhe si lexim i mendjes, përfshin imagjinimin për reagimet negative të njerëzve dhe rezultatet negative pa u bazuar në fakte.
Personalizimi dhe fajësimi – Kjo ndodh kur ju e fajësoni veten, edhe pse dikush tjetër ka qenë përgjegjës.
Sfidimi i mendimeve negative
Ju mund t i aplikoni katër teknika për t i larguar mendimet negative brenda jush:
Kontrolli i fakteve - Ju duhet t i shikoni faktet aktuale se çka është duke ndodhur, duke mos menduar se versioni juaj i ngjarjeve është i vetmi drejtim.
Ndihmojeni veten - Mendimet negative ju shtyjnë që të bëheni “armik” i vetvetes.
Vendosni gjërat në kontekst – Kjo do t ju ndihmojë që të zhduken disa mendime mbrenda jush, po ashtu do të shfaqet hapësira që të vëreni se cilat probleme i keni ekzagjeruar për së tepërmi.
Shikoni gjërat pozitive – Sfidoni vetëm ato mendime që kanë ndikime negative në qëndrimin tuaj dhe në punët tuaja.
Si të reagoni ndaj kritikës?
Komunikimi më stresues që duhet t`i përgjigjeni është kritika, pjesërisht kur ajo është jo konstruktive dhe jo e arsyeshme. Kritika mund të racionalizohet në tri veprime të thjeshta: Pajtohu me kritikën e vërtetë
Pajtohu me logjikën e kritikës dhe prano fakte për përmirësim të mundshëm.
Për ta sfiduar stresin, personat duhet të mundohen ta planifikojnë kohën shumë mirë, vetë ose me ndihmën e dikujt tjetër sepse pa planifikim të mirë nuk ka sukses.
Ky lajm është publikuar: 01/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›