Mjekimi ushqimor: Ushqimet të konsiderohen ilaçe
Autori i Lajmit: red.
Në kohën e lashtë të Kinës, njerëzit merrnin nga natyra e madhe ilaçe natyrore, duke formuar medicinën kineze me karakteristikë të veçuara. Kjo medicinë dhe farmaceutikë kineze ka lidhje shumë të ngushtë me ushqimet e njerëzve. Ilaçet mund të hahen dhe ushqimet mund të jenë edhe ilaçe, duke formuar mjekim ushqimor dhe ushqimet me ilaçe.
Mjekimi i bashkuar edhe me ushqim është bërë një traditë në kuzhinën kineze qysh nga koha e dinastisë Zhou (1046-256 para erës së re). Në librat antike ka shumë shënime e kuntema mbi mjekimin ushqimor. Në dinastinë Tang, mjeku i famshëm Sun Simiao shkroi dy vepra mjekësore të posaçme, ku kishte kapituj të posaçëm për mjekimin ushqimor, që ushtruan ndikim shumë të thellë për zhvillimin e shkencës së mjekimit me ushqime. Sun Simiao ishte i mendimit, se shëndeti i njeriut duhet të bazohej në ushqimet racionale dhe njeriu nuk duhet të pijë sipas qejfit ilaçe. Mjekët duhet ,që në radhë të parë të studiojnë shkaqet e sëmundjes dhe të mjekojnë së pari me ushqime, nëse mjekimi me ushqime nuk arrin efekt, atëherë së dyti të përdorë ilaçe. Kështu, metoda popullore e mjekimit ushqimor dhe përgatitja e ushqimeve me ilaçe janë trashëguar nga koncepti i mjekimit ushqimor të Sun Simiaos. Sun Simiao jetoi mbi 100 vjet. Ky fakt i ka bindur njerëzit e atëhershëm dhe njerëzit e mëvonshëm, që të pranonin dhe të pranojnë metodën e tij të mjekimit ushqimor dhe të teorisë së tij për ruajtjen e shëndetit. Mjekimi ushqimor do të thotë që ushqimet të konsiderohen si ilaçe. Në Kinë pothuajse çdo familje e di për përdorimin e zarzavateve e ushqimeve të zakonshme për parandalimin e mjekimin e sëmundjeve. Kur njeri sëmuret nga gripi, mund të pijë një lloj lëngu, të zierë me disa xhenxhefil, pak qep dhe sheqer, e pasi të nxjerrë djersë, sëmundja kalon në përgjithësi. Ka një fjalë të urtë në popull se “mëngjes hahet me xhenxhefil, kurse në mbrëmje hahet me rrepë.” Kripë, uthull, qep, hurdhër etj. kanë rolin e vet të mjekimit, këto ushqime me efekt mjekues janë studiuar gjerësisht në popull dhe tani ka njerëz që krijojnë një lloj pije të Koka-kolës me uthull, që është përhapur.
Ndër ushqimet me efekt mjekues ka edhe gjellë me lule, që kishin filluar në kohën e “pranverës e vjeshtës” të shekullit 6-të dhe 7-të para erës sonë, kurse ishin përhapur gjerësisht në dinastinë Tang të shekullit 7-të të erës së re. Ndër mijëra lule, numri i luleve të ushqyeshme në krahinat të Kinës veriore arrin në mbi 100. Gjellët me lule mund të mjekojnë sëmundje, sidomos janë shumë të dobishme për femra. Si për shembull, rosa që simbolizon dashurinë, luan rolin e qarkullimit të mirë të gjakut dhe për ruajtjen e bukurisë së fytyrës etj; gjella me lule pjeshke, peshk dhe karkaleca luan rolin e shtimit të gjakut, të forcimit të stomakut dhe për ruajtjen e bukur të fytyrës.
Që nga koha e lashtë e deri më sot, ushqimet me ilaçe janë mirëpritur gjithnjë e më shumë nga populli. Tani janë hapur edhe restorante të posaçme për ushqimet me ilaçe. Një lloj supe orizi, që quhet “supë e fëmijës”, gatuhet me oriz si dhe me një lloj patateje të gjatë malore, një lloj orizi mjekues dhe me hurmë të thatë, që mund të shërojë sëmundjen e stomakut të dobët të fëmijëve. Edhe “lëngu me lëkurën e mandarinës dhe me një lloj ilaçi popullor” mund të shërojë kollitjen; “Lëngu i Gjinshenit” është shumë i dobishëm për ruajtjen e shëndetit të të sëmurëve dhe të të moshuarëve.
Sipas përcaktimeve të “Ligjit të higjienës së ushqimeve” ndalohet futja e ilaçeve në ushqime, pra kjo bie në kundërshtim me ushqimet popullore me ilaçe. Për të zgjidhur këtë kontradiktë, sektorët përkatës të Kinës publikuan dhjetra lloje barërash të medicinës kineze që lejohen të futen në ushqime, si hide, xhenxhefil i thatë, mushmollë etj. Ushqimet me ilaçe përhapen jo vetëm në Kinë, por edhe në tregun ndërkombëtar. Si, raki me lule krizantema, pite me lëkurën e mandarinës, pite me Fuling, ulli mjekues etj. kanë hyrë gjithnjë e më shumë në jetën dhe ushqimet e të huajve.
Ky lajm është publikuar: 01/09/2008