Milani i shënon dy herë Ujkanit, por merr vetëm 1 pikë
Skuadra e Milanit ka arritur në pjesën e dytë të rikthejë baraspeshën pas pësimit të dy golave në fushën e vështirë të Palermos.
Ekipi vendas ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë të takimit që u zhvillua në “Stadio Renzo Barbera”.
Pas një harkimi në zonë, Abate e preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penalti. Fabrizio Miccoli ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi duke shënuar golin e avantazhit për Palermon.
Me fillimin e pjesës së dytë sicilianët e dyfishuan avantazhin. Franco Brienza mori një top nga Egidio Rios dhe pati kohë ta organizonte gjuajtjen e tij që përfundoi në rrjet.
Në minutën e 69-të, kuqezinjtë u kthyen në lojë duke e ngushtuar rezultatin. Falë angazhimit të Bojan Krkic, Riccardo Montolivo arriti të shënojë në portën e Ujkanit i cilit deri atëherë kishte qenë perfekt.
Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Stephan El Shaarawy e barazoi rezultatin me golin e tij të shtatë në dhjetë ndeshje duke udhëhequr listën e golashënuesve në Itali.
(a.k/BalkanWeb)