E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal-Reading, plotë 12 gola në 120 minuta

Arsenali ka mposhtur Readingut në ndeshjen e vlefshme për League Cup me rezultatin e thellë 5-7. Topçinjtë ishin në disavantazh prej katër golash, por arritën që ta kthenin ndeshjen në favorin e tyre.

Serinë e golave për Reading e nisi Robertsnë minutën e 12, i cili shënoj pas një krosimi. Koscielny kontribuoj që të thelloj epërsinë e Reading shtatë minuta më vonë pasi shënoj një autogol, ndërkaq rezultati në pjesën e parë arriti në 3-0 në minutën e 20, kur Leigertëood realizoj pas nje gabimi të Martinez. Gjërat u vështirësuan për Arsenalin pasi në minutën e 37 Hunt i çoi shifrat në 4-0. Në dy minutat shtesë të pjesës së parë, Arsenal ngushtoi epërsinë për rezultat 4-1 me anë të Theo Walcott.

Pjesa e dytë e tëra i takoi Arsenalit i cili në këtë takim luajti me katër sulmues. Olivier Giround realizoj me kokë në minutën e 64 të takimit, 4-2. Atëherë kur dukej së takimi do të përfundonte me këtë rezultat në skenë doli mbrojtësi Kosielny që realizoj në minutën e 89-të të takimit 4-3. Hero i barazimit doli të jetë sulmuesi i krahut Theo Walcott i cili barazoi në minutën e 4 shtesë të pjesës së dytë.

Arsenal kaloj në epërsi në minutat shtesë të takimit pas një super goli të sulmuesit të rikthyer Chamakh në minutën e 103 të ndeshjes. Por pavarësisht se ndeshja shkonte drejt përfundimit ishte Pobregniak ai që barazoj rezultatin për të barazuar në 5-5 në minutën e 113 të takimit.

Në minutën e 119 të takimit atëherë kur ndeshja shkonte drejt penalltive, mendoj përsëri heroi i këtij takimi Theo Walcott i cili realizoi një tripletë.

Seria e golave vazhdoj edhe në minutat shtesë të lojës. Kur ekipi i Reading ishte lëshuar në sulm në skenë doli përsëri Chamakh i cili realizoj golin e shtatë e të fundit të ndeshjes në minutën e 123 të takimit.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›