E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA shpall listën prej 10 trajnerëve më të mirë për vitin 2012

TIRANË-Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur emrat e 10 trajnerëve që konkurrojnë për trajner të vitit 2012.

Në mesin e laureatëve të propozuar është sërish, Pep Guardiola, edhe pas largimit të tij nga Barcelona dhe pushimeve të tij larg futbollit. Nëntë kandidatët e tjerë janë të pritur si emra, ndërkohë vlerësohet se trajnerët që mund të dalin fitues janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin. Trajneri i kombëtares spanjolle, Vincente Del Bosque, trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo dhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho.

Fituesi i çmimit trajneri më i mirë do të shpallet më 7 janar 2013 në Cyrih.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›