Vlorë, policia parandalon vrasjen, në pranga 26-vjeçari

Policia e Vlorës ka vene në pranga një person pasi akuzohet për tentativë vrasje. Mësohet se në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” te Uji i Ftohtë policia është njoftuar se ka një konflikt dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.Menjëherë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Saimir Lulaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.Sipas policisë 26-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasit P. M., vjec 55 dhe djalin e tij J. M., vjec 21. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë mod 54.