E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikonin pasaportat, 4 persona në pranga, 2 në kërkim

Operacioni policor “Aplikantja” ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike. Në një konferencë për shytyp , Policia e Tiranës përmes zëdhënëses së saj Alma Katragjini bëri me dije se janë arrestuar:
Luan Tetaj, 40 vjeç,
Qëndrim Beqaj, 22 vjeç
Fatlinda Tetaj, 18 vjeç
Pranvera Lika ,62 vjeç
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.
Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t`ia shisni disa kosovarëve.
Zëdhënesja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, tha se pas verfikimeve të bëra është konstatuar se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›