“Bixhozi” sekuestron 40 makineri lojërash fati të paliçencuara
Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bixhozi” ka sekuestruar 40 makineri lojërash fati, të cilat ishin të paregjistruara dhe të paliçencuara për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Aksioni policor do të vijojë edhe në ditët në vazhdim me qëllim mbylljen e të gjitha pikave që zhvillojnë aktivitetin e lojërave të fatit pa u liçencuar dhe regjistruar më parë në organet tatimore.
Po kështu gjatë mbëmjes së djeshme Policia e Tiranës ka sekuestruar edhe një sasi të konsiderueshme cigaresh të futura në tregun e kryeqytetit kontrabandë, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave.
Në këtë aksion u sekuestruan shumë steka cigaresh të firmave të ndryshme, ndërkohë që çështjen do ta ndjekë më tej Prokuroria e Tiranës.