Historia në CNN e shqiptares, prostitutë që në moshën 12 vjeçare

"Cmimi i seksit" dokumentari i regjisores Mimi Chakarova sjell dëshmi tronditëse të trafikimit të qënieve njerëzore, ndërsa tregon për prostitucionin, shitjen e femrave si skllave seksi në Evropën Juglindore, por edhe klinetelën e tyre, politikanë, të pasur apo edhe police.
Dokumentari i një punë prej 7 vitesh e Chakarova nis nga Shqipëria me një personazh kryesor, një vajzë 12 vjece që niset drejt Italisë.
"Ajo kishte veshur këmishën e saj rozë dhe sandalet e preferuara ditën kur u largua nga fshati i saj në Shqipëri. Nëna i thirri me zë të lartë përpara se të futej në makinën e kuqe Mitsubishi, të të dashurit të saj. Por, ajo nuk e ktheu kokën për t`i thënë mirupafshim. Ishte 12 vjeç dhe e nevrikosur.
Quhej Roza, dhe prej vitesh përdhunohej nga njerku, aq sa nuk e mbante mend. Nuk mund t`i tregonte gjë nënës, sepse e dinte që do ta largonin dhe do ta shanin " kështu e nis dokumentarin e saj Mimi Chakarova.
Dokumentari vazhdon me historinë e 12 vejcares shqiptare, por tani në një tjetër shtet, aty ku i dashuri i saj e detyron të punojë si prostitutë për të.
"Në fillim mendoi se bënte shaka ajo la shtëpinë për të qenë me të, që një ditë të martoheshin. Ai ishte i rritur dhe ajo e dashuruar." Totura, pjesë e punës së saj, ndërsa disa vite më vonë gazetarja Chakarova e intervistoi Rozën, në një qendër të fshehtë për femrat e trafikuara.
Ajo i tha se kishte denoncuar abuzuesin e saj, por xhaxhai i tij ishte gjyqtar dhe e la krejtësisht të lirë.Roza në intervistën tregon se ai është ende i lire, ndërsa drama e vajzës vazhdon pasi familja e saj nuk e pranon.
Por historia e prostitucionit nuk ndalon tek vajza shqiptare, ndërsa viktima janë edhe vajzat e tjera nga Turqia, Moldavia Ukrahina etj. Dokumentari tronditës është publikuar në New York ndërsa tani do të transmetohet edhe në Londër.