E Diel, 1 Nëntor 2026

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, në bazë të meritës, të përshpejtohen reformat”

Presidenti i BE-së, Van Rompej, mesazh të rëndësishëm për liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Ballkani Perëndimor do jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por ky do jetë një proces që do bazohet sipas meritës. Kështu është shprehur dje Presidenti i bllokut 27 anëtarësh, Van Rompej, pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin e Malit të Zi.
Rompej tha se anëtarësimi i secilit vend të Ballkanit në Bashkimin Europian do të varet nga reformat e zbatuara. Megjithatë ai theksoi se progresi i këtyre vendeve në rrugën drejt Brukselit është i jashtëzakonshëm.
“Ky do të jetë mesazhi që unë do të përcjell gjatë vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të korrikut”, tha Van Rompej i cili një muaj më parë pranoi me kënaqësi ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të vizituar vendin tonë.
“Ditët e fundit, tha Rompej kishim shumë lajme të mira, duke përmendur edhe samitin e Sarajevës ku u mbështet rekomandimin i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen që siç theksoi ai i dërgoi një mesazh të rëndësishëm jo vetëm këtyre dy vendeve por edhe të gjithë Ballkanit për të ardhmen europiane të tij”.
Për presidentin europian, perspektiva europiane paraqet një rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e mëtejshme në të gjithë rajonin, i cili po punon fort në reforma dhe angazhimet e kërkuara prej bllokut në rrugën drejt anëtarësimit dhe liberalizimit të vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›