E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Schengen shtyhet pa afat

BRUKSEL- Kërkesat e anëtarësimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen, hapësira evropiane pa kufi, janë hedhur poshtë për shkak të kundërshtimit nga dy shtete dhe arbitrazhit të drejtueve të BE-së në muajin tetor, njoftuan sot burime diplomatike.

Ministrat e Brendshëm nga 22 vende evropiane, anëtare në hapësirën Schengen u thirrën të prononcohen në lidhje me këto kërkesa anëtarësimi gjatë një takimi në Bruksel.

Por, Holanda dhe Finlanda njoftuan zyrtarisht se ishin kundër çdo hapjeje, madje edhe të pjesëshme, të hapësirës Schengen për Rumaninë dhe Bullgarinë duke u shprehur pas një takimi të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropianë, të cilët ndodheshin në Bruksel në kuadër të kësaj çështjeje.

"Çështja është shumë e ndjeshme në disa shtete. Polonia do të bëjë të pamundurën për gjetjen e një zgjidhjeje para samitit të drejtuesve të Bashkimit Evropian parashikuar në muajin tetor'',-theksoi presidenca polake e Bashkimit Evropian.

"Rumania dhe Bullgaria kanë përmbushur të gjitha kërkesat teknike për anëtarësimin e tyre dhe për tu përfshirë në kufijtë e jashtëm të hapësirës Schengen, por duhet tashmë të shikojmë se në cilën masë ata janë në gjendje të menaxhojnë këta kufij të jashtëm'',-nënvizoi një diplomat evropian.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›