Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë kundër diskriminimit
PRISHTINË-Në qytetin e Preshevës me mijëra vetë morën pjesë në protestën paqësore popullore me moton "stop diskriminimit", e organizuar nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe e mbështetur nga i gjithë spektri joqeveritar në këtë Luginë si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut, me vendim të Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të të tre Komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Marshi protestues, ashtu si ishte planifikuar, nisi para gjimnazit "Skënderbeu", duke vazhduar drejt rrugës kryesore, për t'u ndalur para zyrës së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke hedhur parullat "stop diskriminimit", duke vazhduar drejt qendrës së qytetit, ku edhe u lexua deklarata.
Në deklaratë thuhet se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke iu nënshtruar një diskriminimi të pa parë si nga aspekti i qëndrimit të lirë si qytetarë në vendbanimet e të parëve, lirinë e plotë të qarkullimit, e drejta e identitetit kombëtarë, e drejta në arsim, e drejta në mbrojtje shëndetsore, e drejta për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, e drejta për zhvillim ekonomik dhe integrim në struktura të larta të shoqërisë dhe shumë të tjera.
Ata kërkuan që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA, Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian, të inicojnë tryezën e bisedimeve ndërmjet politikës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe qeverisë serbe me qëllim të zgjidhjes afatgjate të problemeve të shqiptarëve në këto tri komuna.
(d.b/BalkanWeb)