Greva ne Bulqize deputete te PS vizitojne minatoret

Deputetë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të Opozitës së Bashkuar ishin gjatë së mërkurës në Bulqizë ku biseduan me minatorët grevistë dhe mbështetësit e tyre. Deputeti Saimir Tahiri në ambientet e ku zhvilloghet greva e dytë e urisë tha se Partia Socialiste mbështet minatorët dhe i cilëson kërkesat e tyre si të drejta. Mbështetje për minatorët në Bulqizë dha Petro Koçi dhe Kurt Kola.
"Unë nuk merrem fare me Genc Rulin sepse për mua është një njeri që duhet të ishte duke dhënë llogari përpara drejtësisë, por të paktën të kishte mirësinë ky shtet, kjo qeveri t'ju jepte përgjigje. Mos mendoni që ajo që po bëni sot dhe kjo grevë këtu është një marrëdhënie vetëm e juaja me kompaninë, harrojeni këtë. Pyeteni veten: "Ku është shteti? Ku është ministri? A ka ardhur ndonjëherë ministri i ekonomisë këtu? Si ka mundësi që asnjë përfaqësues i shtetit nuk vjen t'ju japë një përgjigje ose të ndërmjetësojë që ju të zgjidhni problemet tuaja"-tha Saimir Tahiri, deputet i PS-së.
Në bisedë me minatorët, qëndrimi i qeverisë është cilësuar si indiferent dhe kriminal. Deputeti Tahiri tha se opozita do t`i shkojë deri në fund çështjes së minierës së Bulqizës.
Florian Papadhimitri