Deshtojne negociatat ACR nuk bie dakord me sindikatat

Mos plotësimi i vetëm njërës prej kërkesave të minatorëve, asaj për të larguar nga puna drejtorin e minierës në Bulqizë ka sjellë dështimin e negociatave mes minatorëve dhe kompanisë ACR. Pas rreth 4 orëssh bisedime, kreu i negociatave për minatorët tha se greva dhe priotestat do të vijojnë.
"Arritjen e kësaj marrëveshje mesa shohim ne e pengon vetëm largimi i administratorit të Bulqizës dhe ai duhet të largohet me çdo kusht. Ai tani e ka thyer mitin e të qenit administrator ku 700 minatorë nuk e duan, por ne do të vazhdojmë grevën, do të shkojmë të hënën në Bulqizë do të bisedojmë gjerë e gjatë për gjithë pikat që biseduam këtu. Kjo marrëveshje nuk u arrit, por ne shpresojmë që në të ardhmen, pavarësisht se ata ikën sot në Austri do të vijnë po përsëri në Shqipëri", tha Tafë Koleci, përfaqësues i minatorëve.
Negociatat nisën mesditën e së mërkurës në Tiranë. Drejtoresha e përgjithshme e kompanisë DCM, pjesë e së cilës është dhe Albanian Chrome erdhi në takim me një akt marrëveshje. Në këtë dokument, minatorët shtuan kërkesën për pagesën e ditëve të grevës, atë për investime deri në nivelin e 20-të dhe kerkesën për largimin e Medat Zogut, drejtuesi aktual i minierës. Mos përmbushja e kerkesës së fundit solli largimin e drejtuesve të kompanisë drejt Austrisë dhe të minatorëve drejt Bulqizës ku mbahet greva e urisë.
Florian Papadhimitri