Anetaresimi ne BE Kukan Duhet te punoni per te kapur trenin e radhes

PE-ja gati te ndihmoje por plotesoni rekomandimet Momenti i ri duhet te perfshije dialogun konstruktiv
Kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Ballkanin Eduard Kukan i ben thirrje Shqiperise qe te filloje nje etape te re per anetaresimin ne BE. Gjate fjales se tij ne takimin e katert nderparlamentar per Stabilizim-Asocimin mes Shqiperise dhe BE-se Kukan tha se eshte i rendesishem per shqiptaret per te kapur trenin e radhes. Sipas tij eshte e rendesishme qe te kete nje situate te re. Kukan u shpreh i bindur qe do te kete zhvillim. Dialogu eshte i rendesishem per te arritur zhvillime edhe ne te ardhmen. Momenti i ri duhet te perfshije bashkepunimin politik dialogun konstruktiv dhe mendoj se kjo eshte e mundshme - tha Kukan.
Deklarata
Takimi i sotem eshte i rendesishem per shqiptaret per te arritur trenin e radhes dhe delegacioni i PE-se eshte ketu per tiu ndihmuar juve per te qene pjese e reformave por duhet te plotesoni rekomandimet per te qene pjese e BE-se - tha Kukan. Ai shprehu bindjen se klasa politike do te gjeje nje zgjidhje pozitive qe do te coje perpara reformat dhe te beje te mundur permbushjen e rekomandimeve. Besoj se i njoh shqiptaret. Me pelqejne sfidat me pelqejne ndryshimet me pelqen te punoj me ju. Eumlshte e rendesishme te gjendet nje zgjidhje per integrimin ne BE. Jam i bindur se do te kemi nje zhvillim pozitiv te ecesh para me dialog eshte nje hap i rendesishem. Momenti i ri duhet te perfshije dialogun konstruktiv. Mendoj se kjo eshte e mundshme - tha Kukan. Ndersa ne fund te takimit qe zgjati per rreth kater ore kreu i delegacionit te PE-se vleresoi si pozitiv frymen e mbledhjes por dhe te takimeve te zhvilluara. Ai tha se PE-ja vlereson vullnetin politik nga te dyja palet per te debatuar. Ne nuk jemi kunder debateve. Duhet te kete me shume diskutime ne demokraci sepse nese do te duam te kemi progres sigurisht ky eshte rezultat i dialogut. Arsye per te qene optimist me anetaret e parlamentit ne kemi aprovuar deklaraten e perbashket une mendoj se eshte e rendesishme pasi kemi deshtuar qe ne 3 takimet e meparshme dhe perpjekja e katert eshte e suksesshme. Me duhet te them qe eshte nje konfirmim i rendesishem i kesaj tendence pozitive ne jeten politike ne Shqiperi. Kemi pasur nje takim te mire pozitiv ne krahasim me takimet e meparshme - tha ai. Kukan tha se eshte treguar nje vullnet konkret pasi u arrit nje rezolute e perbashket. Partneret shqiptare e dine shume mire se cfare pritet prej tyre dy ligjet qe une permenda pra ligji per zbatimin plan veprimit ne raport progresin e KE-se. Pra mendoj se axhenda eshte e qarte dhe e rendesishme eshte qe qeveria shqiptare Parlamenti duhet te perqendrohet tek axhenda evropiane per ta shtyre vendin perpara. Humbja e kohes nuk mund te jete me nje luks qe e ka Shqiperia mendoj se populli shqiptar meriton nje pozicion me te mire ne Bashkimin Evropian dhe mendoj se udheheqesit politike kane filluar te sillen ne kete forme qe te mendojne per axhenden e perbashket - deklaroi ai. Kukan theksoi edhe njehere se prioritet kryesor eshte reforma zgjedhore. Keni shume rekorde negative me zgjedhjet ka shume situata te komplikuara politikisht ne lidhje me zgjedhjet dhe qe keto konflikte te shmangen ju duhet nje ligj zgjedhor qe te jete i qarte qe te mos vihet ne zbatim 2 dite para zgjedhjeve. Ka nje komision ku marrin pjese dy partite politike. Pra ne presim perparimin e punes se Komisionit per Reformen Zgjedhore i cili duhet te reflektohet ne ligjin e ri elektoral. E njejta gje pritet dhe per komisionin tjeter te parlamentit ate per rregulloren pra ne presim dhe kemi nevoje te shohim rezultate te tjera konkrete - theksoi ai. Kukan theksoi se bojkoti nuk ka ndihmuar ne funksionimin e Parlamentit pandaj klima e re eshte mese e mirepritur. Kur i referohemi kohes dhe ceshtjeve urgjente e kam fjalen qe Parlamenti i Shqiperise nuk mund te miratoje legjislacionin evropian pa nje shumice te cilesuar sigurisht kjo kerkon pjesemarrjen e te gjithe faktorit politik. Ju keni nje plan veprimi per axhenden evropiane. Ne kete aspekt kerkojme qe te zbatohen me shume reforma qe kane te bejne me ceshtjet ekonomike me luften kunder korrupsionit me funksionimin e sistemit gjyqesor lirine e medias - theksoi ai ne mbyllje te takimit dypalesh Shqiperi - BE.