E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto - Kukan Reformat ne dobi te qytetareve

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinastom priti dje ne nje takim delegacionin e Parlamentit Evropian te kryesuar nga kryetari i Delegacionit per Evropen Juglindore zoti Eduard Kukan. Gjate takimit ministri Haxhinasto shprehu kenaqesine per zhvillimin e ketij takimi ne nje klime te permiresuar politike ku ka nisur bashkepunimi mes forcave politike parlamentare per zbatimin e reformave sipas axhendes se 12 rekomandimeve te percaktuara nga Komisioni Evropian. Ministri theksoi se rezultatet qe do te prodhojne keto reforma jane mbi te gjitha ne dobi te qytetareve shqiptare pervecse ndikojne ne avancimin e marredhenies mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Kryetari i delegacionit te PE-se z. Kukan vuri ne dukje se gjate kesaj kohe Shqiperia ka shenuar progres cka eshte reflektuar dhe ne gjuhen e perfundimeve te Keshillit te Puneve te Jashtme por edhe ne Keshillin Evropian. Ai shtoi se shpreson qe ky progres ne vazhdimesi te coje ne marrjen e statusit te vendit kandidat dhe hapjen e negociatave sa me shpejt qe te jete e mundur per Shqiperine. Ne takim u fol edhe per rolin e Shqiperise ne marredhenie me vendet e tjera te rajonit ku u vleresua maksimalisht kontributi i vendit tone per bashkepunimin dhe ripajtimin mes popujve te rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›