Anëtarësimi në BE, përse duhet aplikuar nën Presidencën çeke?
Në pritje të Progres-Raportit 2008 të Komisionit mbi performancën e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit, duket se të gjithë e mendojmë, por, prapëseprapë, nuk guxojmë të artikulojmë, një qëndrim apo skenar të mundshëm për hapin më të rëndësishëm të integrimit të vendit në këtë fazë: aplikimi për anëtarësim. Në fakt, ky debat u tentua të lançohej më herët këtë vit, nëpërmjet deklaratave individuale dhe përpjekjeve të izoluara të organizatave studimore, ku i kërkohej qeverisë shqiptare "të tregohej e guximshme dhe të dorëzonte aplikimin brenda vitit 2008".
Duke qenë në një periudhë, kur e gjithë vëmendja është drejtuar te vlerësimi i Brukselit (më 5 nëntor 2008) duket se "guximi" po mungon, jo vetëm për të caktuar një datë për aplikimin, por edhe për ta nxitur debatin në lidhje me të. Pavarësisht nëse koha e propozuar ishte e përshtatshme apo jo, tentativa e këtij fillim-viti nuk u shfaq plotësisht e vendosur për të iniciuar një debat, ku analiza dhe ballafaqimi i argumenteve për njërin apo tjetrin opsion do të mund të rezultonin me një pozicion të përbashkët të politikës.
Duke përfshirë edhe propozimin e tentativës së këtij fillim-viti, shfaqen tre skenarë të mundshëm për aplikimin e vendit për anëtarësim:
I pari, sugjeron që aplikimi të bëhet gjatë Presidencës franceze;
I dyti, nën Presidencën çeke, në gjysmën e parë të vitit 2009 dhe;
I treti, pas zgjedhjeve parlamentare, pra gjatë Presidencës suedeze.
Eshtë e qartë se çdolloj vendimi në lidhje me këtë çështje duhet të bazohet në një analizë dhe qasje të ekuilibruar ndaj dinamikës së brendshme të procesit dhe ndaj zhvillimeve në BE. Në këtë kuptim, duket se opsioni i parë (aplikim nën Presidencën franceze) dhe i fundit (nën Presidencën suedeze) do ta mbanin debatin dhe vendimin eventual, peng të "kurtheve të dyfishta" - ai i entuziazmit të tepruar, dhe "kurthi" i mungesës së besimit.
Me vetëm dy muaj nga përfundimi i Presidencës franceze dhe nën një mungesë të plotë të debatit mbi aplikimin për anëtarësim, duket se ky skenar është tashmë i pamundur.
Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se, përse ky opsion ishte jo-realist edhe në kohën kur u sugjerua, në fillim të këtij viti (mars 2008). Siç u përmend, vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian në lidhje me aplikimin eventual të vendit tonë do të bazohet në progresin e arritur nga Shqipëria në reformat kyçe, ku minimalisht përfshihen:
-Përfundimi i reformës elektorale (përfshirë kartat e reja të identitetit);
-Zgjedhje parlamentare në përputhje me standardet ndërkombëtare; -Reformë konsensuale e gjyqësorit, dhe;
-Rezultate në masat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në mungesë të tyre, aplikimi i vendit do të ishte kaluar në heshtje nga ana e BE-së deri pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009. Një tjetër argument, i cili do të konfliktonte korrektësinë dhe vetë shanset për një procesim të shpejtë të aplikimit, është edhe përgatitja e administratës publike për t‘u përballur me pyetësorin e Komisionit në një vit elektoral. Kjo do të ndikonte negativisht, jo vetëm në perceptimin mbi Shqipërinë si një partner serioz në marrëdhëniet me BE-në, por edhe në përpjekjet për të siguruar mbështetje te vendet anëtare.
Ky skenar rrjedhimisht, në rastin më të mirë, do të impononte të njëjtin ritëm si në rastin kur aplikimi do të bëhej nën Presidencën çeke. Në rastin më të keq, do të rezultonte në një proces të vonuar, të cilit do t‘i mungonte perspektiva e qartë kohore e (procesimit të) aplikimit.
Nga ana tjetër, as opsioni i aplikimit nën Presidencën suedeze nuk duket i bazuar në një analizë të ekuilibruar të faktorëve të brendshëm e të jashtëm me ndikim në proces. Problemi kryesor i planeve për të aplikuar gjatë Presidencës suedeze ka të bëjë me faktorin kohë. Më saktë, aplikimi i Shqipërisë do të vonohej jo vetëm për shkak të zgjedhjeve parlamentare në vend, por edhe për shkak të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe të procedurës së emërimit të Komisionit Evropian.
Mungesa e aplikimit të Shqipërisë si një çështje e axhendës suedeze të Presidencës do t‘i kushtonte vendit të paktën edhe një mandat shtesë të Presidencës në fazën fillestare (dorëzimi i aplikimit) si edhe një vit më shumë në fazën finale (hapjen e negociatave për anëtarësim).
Siç u theksua më sipër, progresi në fushat më problematike - si reforma e Kodit Elektoral, zgjedhje parlamentare në përputhje me standardet ndërkombëtare, reformë konsensuale e gjyqësorit, rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar - do të përbëjë faktorin kryesor që do të ndikojë qasjen e BE-së dhe vendimin në lidhje me aplikimin e Shqipërisë.
Në planin e analizës së faktorëve të jashtëm, aplikimi për anëtarësim në BE duhet gjithashtu të marrë në konsideratë edhe fokusin e Presidencës respektive, mundësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë e saj për të pronësuar procesin e aplikimit. Në këtë kontekst, prioritetet e programit të Presidencës çeke shfaqen më mirë të fokusuara te marrëdhëniet me Ballkanin perëndimor sesa axhenda franceze, e cila deri tani i është përkushtuar prioriteteve të tjera (Traktati i Lisbonës dhe së fundi, kriza financiare globale). Ndonëse asgjë spektakolare nuk mund të pritet gjatë gjysmës së parë të 2009, dorëzimi i aplikimit nën Presidencën çeke (mundësisht në tremujorin e parë të 2009), jo vetëm që do të mundësojë futjen e çështjes në axhendën e Këshillit, por do të ndihmojë Presidencën të nxitë Këshillin për të marrë një vendim brenda vitit të ardhshëm, çka do të shmangte vonesat në fazën pasuese. Në planin e brendshëm, ky opsion ofron hapësirën e duhur për të përmbushur kushtin për progres, si edhe për të përgatitur infrastrukturën e brendshme që do të udhëheqë procesin.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se qasja që duhet të aplikojë Shqipëria dhe masat që duhet të ndërmarrë për një proces efikas duhet të udhëhiqen nga një qëllim ambicioz, por gjithashtu realist - hapja e negociatave për anëtarësim brenda vitit 2012. Në një situatë kur janë plotësuar të gjitha kushtet (e brendshme dhe të jashtme) për aplikim nën Presidencën çeke, afatet kohore për secilën fazë dhe kuadri kohor i procesit, për të cilin aktorët politikë në vend duhet të angazhohen, do të përfshinin:
-Arritja e një konsensusi politik në vend për aplikimin (para fundit të 2008-ës);
-Përgatitja dhe dorëzimi i aplikimit për anëtarësim (Mars-Prill 2009);
-Këshilli i kërkon Komisionit të përgatisë avis (Tetor ose Dhjetor 2009);
-Procesi i përgjigjes ndaj Pyetësorit të Komisionit (2010);
-Komisioni i dorëzon avis pozitiv Këshillit (Fundi i vitit 2010/ fillimi i vitit 2011);
-Vendim i Këshillit që jep statusin e vendit kandidat (Mesi i 2011-ës);
-Hapja e negociatave të anëtarësimit (Fundi i vitit 2011/fillimi i vitit 2012).
Përcaktimi i këtij qëllimi si synim strategjik që do të imponojë ritmin e reformave në vend kërkon një angazhim serioz, por edhe guxim nga ana e politikës. Nga ana tjetër, roli i debatit publik/ekspert në këtë kontekst është jo vetëm të vlerësojë nëse dhe kur "duhet të guxojmë", por edhe të përmirësojë procesin me përfshirjen e vet, veçanërisht në stadin vijues (negociatat).