Krijimi i parakohshem i kulteve
Fjala është për një prirje, që shfaqet mes nesh, pas Shpalljes së Pavarësisë. Me, ose pa dashjen e personaliteteve, kontribuues të rëndësishëm për arritjen e këtij akti madhor, të shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, media dhe grupime të ndryshme shoqërore e politike kanë hedhur në opinion projektin e ndërtimit të kultit të tyre, për t‘i konfirmuar publikisht si "heronj të padiskutueshëm".
Afirmimi i personaliteteve politike, i liderëve partiakë e shtetërorë, është një prirje e natyrshme, por jo gjithmonë e vlefshme dhe produktive. Popujt, përherë kanë nevojë për figura të shquara, sidomos në periudha kohore jetësore për ta, sepse ato identifikohen me aspiratat e tyre për pavarësi, liri, demokraci e përparim. Pas kthesave të mëdha historike të popujve dhe të kombeve (dhe një "kthesë" e tillë është edhe rasti Kosovë), lindin dhe krijohen natyrshëm "kulte" e simbole. Te ne u krijua dhe u projektua "kulti" i të ndjerit Ibrahim Rugova, ish-Presidentit, jo pa merita, i Republikës së Kosovës. U ngrit dhe u vu në piedestal Adem Jashari, simboli i luftës sonë çlirimtare dhe u bënë të njohur dhe respektohen si heronj edhe mjaft nga të rënët e luftëtarëve të UÇK-së.
Të gjithë këta nuk e "dinë" se ne i kemi shpallur dhe i respektojmë si heronj. Sakrifica sublime, dhënia e jetës, e bën individin hero, jo për hir të ndikimit në opinionin e kohës së paqes, por për kontributin e realizimin e idealit kombëtar, për lirinë. Kulti mbijeton e vazhdon të sundojë mbi njerëzit, për hir të besimit të krijuar rreth tij. Ky besim mbetet i paatakueshëm për të rënët e shndërruar në "kulte", sepse këta as e kanë kërkuar dhe, ca më pak, as e kanë shkuar në për mend që, një ditë, do të shpalleshin e respektoheshin si heronj, si simbole. Ata e kanë zënë vendin e tyre në historinë e dhjetëvjeçarit të fundit të Kosovës dhe këtë status historik, aktualisht, nuk mund ta vësh në diskutim.
Të rënët për arritjen e statusit të Kosovës si shtet i pavarur janë inspiruar dhe kanë pasur në krah bashkëluftëtarë, me më pak ose më shumë kontribute apo kapacitete. Këta, që patën mundësinë të angazhoheshin në kalvarin politiko-diplomatik të pas viteve 2000, deri në Shpalljen e Pavarësisë, që u shndërruan në politikanë karriere, marrin tituj nderi nga njësi administrative në Kosovë e në Shqipëri, duan të evidentohen, të bëhen mediatikë, të pëlqyeshëm nga opinioni, duke u paraqitur si protagonistë të kapërcimit të vështirësive aktuale të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës. Por, të gjithë të pranishmit në politikë kanë vetëm një të drejtë të ndarë mëdyshës: Të duartrokasin apo të kundërshtojnë këtë prirje?!
Jemi në rrugë për t‘u njohur nga shumica e anëtarëve të OKB-së, jemi në pritje për t‘u anëtarësuar nga BE-ja dhe FMN-ja, jemi në pritje të kalimit të kompetencave nga UMNIK-u tek EULEX-i, po përpiqemi të shmangim institucionet paralele të serbëve, të nxitura e të financuara nga Beogradi, dhe shtrirjen e pushtetit, të autoritetit e të ligjit në të gjithë territorin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Në përballje me këto rrethana, ku do të na duhet të harxhojmë energji politike e diplomatike për t‘i tejkaluar, mendoj se na duhet më shumë solidaritet, mirëkuptim, vetëpërmbajtje, sesa lançim individual.
Kosova aktualisht nuk ka nevojë për "ikona", por për politikanë dhe udhëheqës aktivë në realizim të objektivave më të afërm: njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në OKB, BE dhe në të gjitha strukturat e tjera si subjekt i barasvlershëm. Vetëm pas arritjes së këtyre objektivave, personalitetet e sotme politike do të gjejnë vendin në histori. Të gjithë kemi kohë për t‘u kthyer në "kulte", sepse një proces i tillë është element i rëndësishëm për të fituar votat e popullit, por në statusin aktual të Kosovës, kur ende UMNIK-u dhe EULEX-i nuk kanë arritur të përcaktojnë kalimin e kompetencave te njëri-tjetri dhe ndaj Kosovës, prirje të tilla më duken të parakohshme.