Anëtarësimi në NATO, Gruevski i dëshpëruar
Shkup -Vetëm pak ditë, që kur dy vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Kroacia do të jetë e NATO-s, Maqedonia mbetet jashtë, për shkak të vetos së Greqisë. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski shprehet i dëshpëruar për faktin që vendi i tij, mbeti jashtë Aleancës më të fuqishme në botë. “Shqipëria dhe Kroacia në samitin e ardhshëm jubilar të NATO-s do të bëhen pjesë e Aleancës. Gëzohemi për shkak të kësaj, por jemi të dëshpëruar që edhe Maqedonia nuk do të jetë me to, edhe pse i plotësoi të gjitha kushtet për anëtarësim, thotë kryeministri Nikolla Gruevski për gazetën gjermane "Di Velt", në numrin e saj të sotëm.
Gruevski edhe kësaj radhe ritheksoi se "Maqedonia si dhe vendet tjera, i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO, por Athina zyrtare ishte pengesa kryesore. “Vendin tonë madje edhe më vështirë e kemi fituar nga të tjerët, përmes mbështetjes shumëvjeçare të NATO-s në krizën e Kosovës. Paqeruajtësit e Maqedonisë janë tërësisht të angazhuar në Afganistan, ndërsa marrim pjesë edhe në Irak. Por, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 nga ana e Greqisë përnjëherë është vendosur kriter i ri për anëtarësimin tonë: ndryshim i emrit tonë”, thekson Gruevski.
Sipas tij, Athina në emër të Republikës së Maqedonisë gjoja shikon rrezik të drejtpërdrejtë për sovranitetin e vet nacional. Ai përmendi se në kontestin për emrin Maqedonia është e gatshme edhe më tej të negociojë me ndërmjetësim të Metju Nimicit, por nuk do të lejojë shantazhe.