E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata hodhi poshtë ligjin që diskriminonte nënat shqiptare

Shkup - Gjykata Kushtetuese të mërkurën përfundimisht hodhi poshtë iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për rritje të natalitetit. Gjykata Kushtetuese vendosi të pranoj iniciativën e Lëvizjes Qytetare ZGJOHU!, të dorëzuar në Shtator të vitit 2008, për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ndryshimeve mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijeve dhe i hodhi poshtë ato ndryshime si jo-kushtetuese dhe në kontradiktë me parimin e barabarësisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Më këtë, përfundimisht iu dha fund strategjisë selektive për BABY BOOM të Qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes ZGJOHU!, Artan Grupi deklaroi se vendimi i Gjykates Kushtetuese thekson parimin e barabarësisë së të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve, por njëkohësisht pasqyron frymën e karakterit multietnik, multikulturor dhe multikonfesional te shtetit.

“Shpresojmë qe kjo porosi e dyte përmirësuese e Gjykatës Kushtetuese do te kuptohet nga ana e qeverise se RM si udhëzim për të gjithë projektet e përshpejtuara dhe jo fort të menduara të Qeverisë, që nuk përkojnë me karakterin e shtetit, siç ishte Ligji i ashtuquajtur për Natalitet, ndërtimi i kishës ortodokse me para buxhetore mbi shtëpinë e Nënës Terezë, bekimi i objekteve shtetërore vetëm me bekimin e Kishës Ortodokse Maqedonase, etj”, theksoi Grupi. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›