Formohet Klubi Euro-Atlantik i Kosovës
Prishtinë - Me qëllim që të ndihmojë në procesin e integrimit të Kosovës në NATO, në Prishtinë u formua sot Klubi Euro-Atlantik i Kosovës. Kryetar i Bordit u zgjodh Agim Çeku ndërsa bordi është gjithëpërfshirës ku janë të përfshirë përfaqësues të partive, institucioneve, shoqërisë civile dhe minoriteteve. Si hap të parë, Klubi do ta përcaktojë vizionin dhe hapat që duhet të ndjek Kosova drejt integrimit në NATO, tha kryetari i tij, Agim Çeku. /rtk/